Costa takon Haxhiun dhe Kurtin në Prishtinë
03/06/2026
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë është pritur në takime të ndara nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Fillimisht, Costa është takuar me Haxhiun në kuadër të agjendës së tij zyrtare në Prishtinë, ndërsa më pas është pritur edhe nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Costa po qëndron në Kosovë si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimin rajonal.
Ai të martën ka vizituar Shqipërinë, ndërsa më herët ka qëndruar edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të vizitave në rajon. /Telegrafi/


