Please enter at least 3 characters.

Conte: Të fitojmë edhe në FA Cup

2017/05/GettyImages-683447556-e1494920667702.jpg
230:"LONDON, ENGLAND - MAY 15: Chelsea manager Antonio Conte celebrates at the end of the Premier League match between Chelsea and Watford at Stamford Bridge on May 15, 2017 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte nuk e fshehu lumturinë, ku stadiumi këndoi në kor emrin e tij, në ndeshjen e fituar 4-3 ndaj Watfordit.

Tekniku italian i falënderoi tifozët dhe tha se shpreson të fitojë finalen e FA Cup.

“Sigurisht, të dëgjosh stadiumin që këndon emrin tënd kaq me pasion, mendoj se është një emocion shumë i madh. Punoj këtu prej nëntë muajsh dhe kemi ndërtuar një ndjenjë të pabesueshme me tifozët, të cilët i falënderoj pa masë", tha trajneri italian.

Ndonëse u shpallën kampionë para tre ditëve, kur fituan 0-1 në transfertën ndaj West Bromit, londinezët nuk kanë ndërmend të ulin ritmin dhe pasi mposhtën Watfordin, kanë vënë në fokus Sunderlandin e rënë tashmë nga Liga Premier, transmeton TCh.

"Jemi duke bërë gjëra shumë të bukura, por rëndësi ka vijimësia. Duam të arrijmë shifrën e 30 fitoreve në kampionat dhe të fitojmë finalen e FA Cup. Vetëm kështu mund të themi se kemi zhvilluar një sezon fantastik", tha Conte.

Në finale Blutë do të luajnë ndaj Arsenalit.