Please enter at least 3 characters.

Conte kaloi një orë në zhveshtore pas humbjes nga Bologna: Duhet ta dëshmojmë se e kemi vendin te Interi

2020/07/Antoniocontebologn-2.jpg
248:"MILAN, ITALY - JULY 05: FC Internazionale coach Antonio Conte shouts to his players during the Serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on July 5, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte është hidhëruar aq shumë me humbjen e Interit në shtëpi nga Bologna, saqë ka vënë në dyshim nëse skuadra e ka trajnerin dhe lojtarët e duhur për projektin fitues.

Nerazzurrët kaluan të parët në epërsi, mirëpo më vonë rezultati u përmbys dhe e humbën ndeshjen.

“Është e qartë se çfarë ndodhi, prandaj nuk ka shumëçka për të thënë”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes, ndërsa kishte kaluar më shumë se një orë në zhveshtore së bashku me drejtorin Giuseppe Marotta.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë duhet ta ndajmë përgjegjësinë, në radhë të parë unë si trajner, pastaj futbollistët që dalin në fushë. Mendoj se ia dhuruam ndeshjen Bolognas dhe nuk është hera e parë. Po ndodh shpesh, si gjatë sezonit të rregullt, si pas rifillimit”.

“Gjëja e vetme që mund të them është se nga tani e deri në fund të sezonit, secili nga, duke më përfshirë edhe mua, duhet të dëshmojmë se e kemi vendin te Interi. Kjo është e vërteta për trajnerin dhe lojtarët”, ka deklaruar Conte në konferencën për shtyp. /Telegrafi/