Please enter at least 3 characters.

Conor McGregor rikthehet me fitore në UFC, triumfon me nokaut pas vetëm 40 sekondave ndaj Donald Cerrone

2020/01/McGregord-Cerrone.jpg
244:"LAS VEGAS, NEVADA - JANUARY 18: Conor McGregor celebrates his first round TKO victory against Donald Cerrone in a welterweight bout during UFC246 at T-Mobile Arena on January 18, 2020 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Steve Marcus/Getty Images)
12:"Getty Images

Luftëtari irlandez i arteve të përziera marciale, Conor McGregor ishte fitimtar në ndeshjen e tij të parë në UFC pas plot 15 muajve, me një fitore me nokaut teknik ndaj kundërshtarit amerikan Donald "Cowboy" Cerrone në Las Vegas, Nevada. McGregor e rrëzoi Cerrone në këmbanat e hapjes së ndeshjes dhe fitoi luftën në më pak se një minutë në raundin e parë.

McGregor përmirëson rekordin e tij profesional në karrierë në total prej 22-4, ku 19 fitore vijnë me 19 nokaut. Në anën tjetër, kundërshtari i tij Cerrone, bie në një rezultat prej 36-14 në karrierën e tij profesionale

Kjo ishte hera e parë e McGregor në tetëkëndësh që nga një humbje ndaj Khabib Nurmagomedov më 6 tetor 2018. Në mars të vitit 2019 McGregor bëri një postim në Twitter ku shkroi se ai planifikon të tërhiqej, më pas la të kuptohet se do të luftojë në të ardhmen e afërt në UFC.

Kishte një përleshje pas luftës midis kampeve të McGregor dhe Nurmagomedov, e cila rezultoi me një pezullim gjashtë-mujor për irlandezin dhe një pezullim nëntë-mujor për rusin nga Komisioni Atletik i Shtetit Nevada.

McGregor ishte i papërmbajtshëm ndaj Cerrones (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Fitorja më e fundit e McGregor në artet marciale të përziera erdhi në nëntor të vitit 2016 kur ai fitoi me nokaut ndaj Eddie Alvarez.

Përkundër pushimeve të gjata, McGregor është i katërti i renditur në kategorinë e tij në UFC. Ndërsa, ai është i 13-ti në vlerësimet për të gjitha peshat.

Cerrone renditet i pesti në kategorinë e lehtë.

Megjithatë, të dy luftëtarët, garuan në një divizion më të rëndë sesa pesha e tyre. /Telegrafi/

https://twitter.com/austinlessl/status/1218790516566953984