Please enter at least 3 characters.

Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK lansojnë programin e trajnimit “Fuqizimi i të Rinjve 2026” të nëntin me radhë, regjistrohu online për trajnimin e parë

Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK kanë vazhduar bashkëpunimin për një tjetër edicion të programit për të rinjtë e Kosovës “Youth Empowered Program 2026”, i cili synon të shtrihet edhe në qytete ku deri më tani nuk ka qenë i pranishëm, me tema të reja dhe ligjërues me përvojë në fushën e fuqive të buta dhe zhvillimit në karrierë.

Trajnimi i parë njëditor me tre module do të mbahet këtë të shtunë, më 30 maj, nga ora 17:00 ICK dhe është pa pagesë. Të gjithë të rinjtë e Kosovës nga mosha 18-30 vjeç mund të aplikojnë, ndërsa temat e trajnimit do të fokusohen në ndërmarrësi me ligjërues Armend Ukshini, komunikim & fuqi të buta nga Linda Baleta dhe AI Career Toolkit nga Valmir Hazeri.

Ky bashkëpunim është i nënti me radhë në këtë format, duke tejkaluar shifrën prej mbi 7 mijë të rinjve nga Kosova që kanë ndjekur deri më tani trajnime të ndryshme në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Suharekë, Podujevë, si dhe online gjatë kohës së pandemisë.

Coca-Cola HBC Kosova është shprehur e lumtur për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe nisjen e edicionit të ri këtë javë. Marigona Ujkani, Menaxhere për Çështje Rregullative dhe Publike në Coca-Cola HBC Kosova, është shprehur besimplotë për suksesin e radhës, sikurse në edicionet e kaluara, duke theksuar se Coca-Cola HBC Kosova vazhdon të jetë afër të rinjve për t’i ndihmuar ata të orientohen më lehtë në tregun e punës.

Coca-Cola HBC Kosova vazhdon të jetë afër të rinjve të Kosovës. Qëllimi i vetëm i këtij programi është të ofrojë tema trajnimi me qëllim të asistimit të tyre për tregun e punës, pajisjes me trendet më të fundit të dijes, si AI, si dhe krijimit të mundësive për rrjetëzim mes tyre. Jemi shumë të lumtur që ish-pjesëmarrës falë këtyre trajnimeve kanë gjetur vende pune dhe mbi të gjitha, programi shtrihet në çdo pjesë të Kosovës dhe është falas,” ka thënë Ujkani.

Shpend Lila, Menaxher i Projekteve në ICK, ka thënë se ky bashkëpunim i gjatë dhe përmbajtësor me Coca-Cola HBC Kosova po vazhdon të sjellë rezultate të prekshme.

Nga viti në vit programi po forcohet, temat po përditësohen, ashtu sikurse edhe ligjëruesit, dhe mbi të gjitha numri i të rinjve të interesuar po rritet, gjë që na bën shumë të lumtur për këtë bashkëpunim unik me Coca-Cola HBC Kosova,” ka thënë Lila.

Programi “Fuqizimi i të Rinjve 2026” do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2026 me module të dedikuara trajnimi në komunat e përzgjedhura dhe synon të arrijë numrin prej 800 pjesëmarrësve. Të gjithë të rinjtë e interesuar inkurajohen të ndjekin kanalet zyrtare të ICK dhe Coca-Cola HBC Kosova për informata rreth regjistrimit dhe njoftimeve të reja për trajnimet.

📍 Për më shumë informata dhe për t’u regjistruar për modulin e parë, ju lutem vizitoni:
https://www.coca-colaperkrahrinine.com

true