Please enter at least 3 characters.

CNN nuk gjen qetësi, alarm për bombë në zyrat e gjigantit mediatik

2018/12/8b6057b6-9035-4ccd-bd12-19e483b15531-AP_CNN_Bomb_Threat-e1544196838495.jpg

Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan CNN janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Rreth orës 22:30 të së enjtes, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm.

Rrjeti televiziv transmetoi vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët.

Policia më pas njoftoi personeli se mund të kthehet në vendin e punës.

Evakuimi i së enjtes, shkruan rel, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë, gjë që detyroi evakuimin e personelit.