Please enter at least 3 characters.

Çmimet e derivateve sot, nafta më lirë për 4 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 21 prill 2026, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët paraprake.

Sipas njoftimit, çmimet për sot janë: Nafta (dizel): 1.68 euro/litër (ulje prej 4 centësh), Benzina: 1.41 euro/litër dhe Gazi: 0.88 euro/litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.

Autoritetet bëjnë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesa për çmime të parregullta pranë institucioneve përkatëse. /Telegrafi/