Please enter at least 3 characters.

Cluji po avancon pas pjesës së parë ndaj FCSB-së falë golit të Lindon Emërllahut

Cluji po avancon me rezultat 2-1 ndaj FCSB-së në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit rumun.

Vendasit ia dolën të kalojnë në epërsi në minutën e 19-të falë golit të realizuar nga Damjan Dokovic, i cili u asistua nga Meriton Korenica.

Mysafirët e FCSB-së ia dolën të kundërpërgjigjen në minutën e 43-të, duke barazuar në 1-1 me Florin Tanasen i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Cluji realizoi për të rikthyer sërish epërsinë në favorin e saj.

Këtë herë ishte radha e yllit tjetër kosovar, Lindon Emërllahu, i cili në minutën e parë shtesë të pjesës së parë realizoi për rezultatin 2-1.

Me një fitore eventuale Cluji do të arkëtonte tetë pikë, por që aktualisht ata janë 12 pikë larg liderit Universitatea Craiova që po udhëheq me 20 sosh./Telegrafi/