Please enter at least 3 characters.

"Çlirimtarët - sillini në shtëpi" - poster i madh shfaqet në kryeqytet  me portretet e ish-krerëve të UÇK-së

Një poster i madh me mbishkrimin “Çlirimtarët – Sillini në shtëpi” është vendosur në objektin e Hotelit Grand, duke paraqitur portretet e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Posteri, i realizuar në sfond blu me figura të stilizuara në të zezë, është vendosur në një zonë të dukshme të qytetit dhe shoqërohet me simbolikë që lidhet me periudhën e luftës dhe diskursin publik për rolin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Mesazhi “Sillini në shtëpi" interpretohet si thirrje publike që lidhet me situatën aktuale të tyre në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Pamja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale nga deputetë të ndryshëm. /Telegrafi/