Çka është autizmi, shenjat e hershme e trajtimi multidisiplinar – psikologia Deva flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Muaji prill është muaji i ndërgjegjësimit për autizmin.
Psikologia klinike, Jeta Deva, njëherësh drejtore ekzekutive e Asociacionit Nacional për Autizmin, në podcastin "Shëndeti në rend të parë” ka folur për autizmin, shenjat e hershme e diagnostikimin etj.
Ajo ka treguar se çfarë është autizmi dhe në cilat fusha kanë vështirësi këta persona.
“Autizmi është një çrregullim neurozhvillimor, nuk është sëmundje... është një mënyrë tjetër se si perceptohet bota prej anës së tyre... dhe zakonisht kanë vështirësi në tri fusha të zhvillimit, me komunikimin, socializimin dhe sjelljet strikte repetitive...”, tha ajo.
Psikologia tha se ka raste që për shkak të vonesës në të folur të fëmijëve, pastaj rrjedhimisht edhe të shoqërohen me të tjerë diagnostikohen gabimisht me autizëm.
Psikologia Deva ka treguar po ashtu se cilat janë simptomat e hershme, sa është i rëndësishëm diagnostifikimi i hershëm e trajtimi multidisiplinar.
[transistor https://share.transistor.fm/e/cb6fc814 expand=1 site_id=27059106]
Deva po ashtu ka folur edhe lidhur me atë se a mundet një person pas moshës 20 vjeçare të diagnostikohet me autizmin.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/


