Please enter at least 3 characters.

City shkruan histori me tetë golat e shënuara në fitoren ndaj Watfordit

2019/09/silca.jpg
276:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 21: Bernardo Silva of Manchester City scores his team's sixth goal during the Premier League match between Manchester City and Watford FC at Etihad Stadium on September 21, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City e ka mposhtur Watfordin me rezultat bindës 8-0 në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier, duke shkruar histori me rezultatin më të thellë që kanë fituar ndonjëherë.

David Silva e hapi llogarinë për Citizens qysh në minutën e parë, pas një asistimi që pranoi nga Kevin de Bruyne.

Gjashtë minuta më vonë, Mike Dean akordoi penallti për kampionin në fuqi të ligës angleze, të cilën në gol e konvertoi Sergio Aguero.

Manchester City vs Watford (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 12-të, Riyad Mahrez arriti të futej në listën e golashënuesve, derisa tre minuta më vonë atij iu bashkua edhe Bernardo Silva (15’).

Nicolas Otamendi në minutën e 18-të e shënoi golin e pestë për Cityn nga asistimi që pranoi prej Agueros, e që më kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Manchester City vs Watford (Foto Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në pjesë e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë, derisa Bernardo Silva ishte edhe më i frymëzuar.

Mesfushori portugez arriti që ta realizonte het-trikun e tij, me dy golat e shënuar në minutën e 49-të dhe 60-të, gjersa De Bruyne (85') gjithashtu arriti të futje në listën e realizatorëve.

Pas xhiros së gjashtë, City ka grumbulluar 13 pikë, dy më pak se Liverpooli që gjendet në të parin, ndërsa në javën e shtatë takohet me Evertonin. /Telegrafi/