Please enter at least 3 characters.

City shfaq interesim për talentin e Juventusit që cilësohet si ‘Balotelli i ri’

2016/10/Cvi2tqtWEAAr-9v.jpg

Moise Kean pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi i talentuar i Juventusit cilësohet si një nga lojtarët që do të dominon në futbollin e së ardhmes.

Këtë e ka nuhatur edhe agjenti i famshëm Mino Raiola, i cili e ka nën pronësi 16-vjeçarin.

Për atë ka shfaqur interesim edhe Manchester City i Pep Guardiolas dhe së shpejti pritet edhe oferta e parë konkrete.

Juventusi i ka bërë të ditur Raiolas se dëshirojnë të mbajë lojtarin, pasi edhe oferta për Kean nuk pritet të jetë shumë e madhe, e gjitha kjo duke pasur parasysh moshën e tij. /Telegrafi/