Please enter at least 3 characters.

City nëpërkëmb Schalken dhe kualifikohet në çerekfinale

2019/03/Aguerokryesore.jpg
311:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 12: Sergio Aguero of Manchester City celebrates after he scores his sides second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Manchester City v FC Schalke 04 at Etihad Stadium on March 12, 2019 in Manchester, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City nuk e ka pasur të vështirë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke arritur ta eliminojë Schalken pas fitores edhe në Etihad Stadium.

Skuadra angleze fitoi me rezultat 3-2 në Veltins Arena, ndërsa pas fitores në terren vendas (7-0), vazhdon tutje me rezultat të përgjithshëm prej 10-2.

Sergio Aguero e hapi serinë e golave duke e konvertuar një penallti (35'). I njëjti futbollist, vetëm tri minuta më vonë e dyfishoi epërsinë (38').

(Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Pa përfunduar pjesa e parë (42'), vendasit shënuan edhe një gol, ndërsa autor ishte Leroy Sane.

City vazhdoi të shënonte gola në pjesën e dytë, ndërsa Raheem Sterling ishte i pari që realizoi në këtë fraksion (56'), ndërsa ky ishte goli i katërt për nikoqirët.

(Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Bernardo Silva ishte lojtari i radhës që shënoi (71'), derisa Phil Foden realizoi për 'setin' e parë (78'). Gabriel Jesus ishte futbollisti që e vendosi rezultatin përfundimtar në këtë ndeshje me golin e shtatë për ekipin anglez (84').

Ishte kjo një paraqitje bindëse e ekipit të Pep Guardiolas që do të shpresojë të shkojë sa më larg këtë edicion në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x742zgv

https://www.dailymotion.com/video/x742z0i

https://www.dailymotion.com/video/x742zf7

https://www.dailymotion.com/video/x7431gx

https://www.dailymotion.com/video/x7431zc

https://www.dailymotion.com/video/x7431s9

https://www.dailymotion.com/video/x743228