Please enter at least 3 characters.

City mund të shpallet kampion në derbin ndaj Unitedit, Djajtë e Kuq do të detyroheshin t'ia bëjnë edhe 'Korridorin e Nderit' në Etihad

2018/02/Man-City.jpg
314:"MANCHESTER, ENGLAND - MAY 13: Scorer of the matchwinning goal Sergio Aguero of Manchester City celebrates with the trophy during the Barclays Premier League match between Manchester City and Queens Park Rangers at the Etihad Stadium on May 13, 2012 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Xhiro e 27-të në Ligën Premier për klubet e Mançesterit kishte rezultate të ndryshme.

Manchester City fitoi me rezultat 5-1 ndaj Leicesterit, kurse Manchester Unitedi humbi 1-0 nga Newcastle.

Me këtë rast skuadra e Pep Guardiolas vazhdoi në vendin e parë me 72 pikë, kurse ajo e Jose Mourinhos në pozitën e dytë me 56 pikë.

Diferenca e pikëve aktualisht është 16 pikë dhe nëse gjërat shkojnë me këtë diferencë pikësh atëherë City do të shpallet kampion me 4 prill 2018.

(Getty Images)

Në këtë ditë ata do luajnë ndaj rivalit të përbetuar, Man Utd. Por, kjo nuk është e gjitha.

Në rast se Unitedi lëshon pikë në ndeshjen para Man Cityt, atëherë do të detyrohen t'ia bëjnë skuadrës së Pep Guardiolas 'Korridorin e Nderit' në Etihad.

(Getty Images)

Kjo traditë bëhet gjithmonë për skuadrën kampione.

Gjashtë ndeshjet e ardhshme të Man Utd në Ligën Premier: Chelsea, Crystal Palace, Liverpool, West Ham, Swansea dhe Manchester City.

Gjashtë ndeshjet e ardhshme të Man Cityt në Ligën Premier: Arsenal, Chelsea, Stoke, Brighton, Everton dhe Manchester Unitedi.

Ritheksojmë, që kjo të ndodh duhet të ruhet diferenca e pikëve mes dy skuadrave të Mançesterit. /Telegrafi/