Çiljeta flet për spekulimet për lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën
28/04/2016
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila së fundmi ka prezantuar edhe këngën më të re “Aventura”, e ftuar në emisionin “Top Show” për të folur rreth videoklipit të këngës ka dhënë dhe një përgjigje që ndodhte të gjithë e prisnin.
Së fundmi emri i saj është përfolur për një lidhje më të afërt se miqësore me portierin e skuadrës së Partizanit, Alban Hoxhën, “Nuk më mban gjë barku, kur bëhet fjalë për jetën private, nëse di kisha diçka më shumë do e thoja”, ka thënë Xhilaga.


