Please enter at least 3 characters.

Cila do të jetë e ardhmja e Dajakut?

2016/01/cila-do-t-euml-jet-euml-e-ardhmja-e-dajakut_hd.jpg

Dajaku në fund të stinorit vjeshtor, u nda nga Drenica, dhe aktualisht është lojtar i lirë.

Ish futbollisti i disa skuadrave elitare të vendit tonë, ka thënë se ende nuk ka vendosur se në cilën skuadër do ta vazhdojë karrierën.

Ai ka thotë se më të filluar muaji janar do t’i shqyrtojë ofertat, e më pas do të vendos për të ardhmen e tij.

“Ende s’kam vendosur. Kësmet me fillim të vitit të ri do t’i shqyrtojë mundësitë e reja dhe me pas do të vendosi për të ardhmen time”, ka thënë Dajaku, transmeton ‘SportPresslive.com’.

“Në këtë fazë të bisedimeve nuk mund të flas me emra për skuadra që janë të interesuara, dhe unë ju kam thënë se do të pres janarin kur edhe hapet afati kalimtar, atëherë edhe do të vendosi”, tha ai.

Dajaku konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në Kosovë. /Telegrafi/