Çifti i preferuar nga bota e futbollit, Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë sërish bashkë
Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë ribashkuar vetëm disa muaj pas shkurorëzimit.
Futbollisti argjentinas dhe modelja mbresëlënëse kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se e kanë rikthyer dashurinë për njëri-tjetrin.
Sulmuesi i Galatasarayt e ka konfirmuar pajtimin e çiftit përmes fotografive të publikuara në profilin e tij në Instagram.
“Nuk ishte ferma e jetës sime, ishte jeta ime e shndërruar në një femër. Edhe përrallat e Disneyt i kanë sezonet e dyta. Të dua Wanda”, ka shkruar Icardi në përshkrim.
Megjithatë, shumë fansa i kanë komentuar futbollistit duke i thënë se po bën një gabim të madh me këtë pajtim.
“Ky do të ishte si sezonin i gjashtë”; “Më shumë se një film romantik, ata janë një film horror”; “Mezi presim sezonin e ardhshëm Icardashians”; “Nëse Interi do të investonte në klub aq sa NiMauro investon në këtë lidhje, ne do të ishim klubi më i pasur në botë” – janë disa prej komenteve. /Telegrafi/


