Please enter at least 3 characters.

Chrissy Teigen shfaq aftësitë në vallëzim për ditëlindjen e 42-të të John Legend

2020/12/37372884-9096043-Full_of_beans_On_Tuesday_morning_Chrissy_Teigen_took_to_Instagra-a-48_1609258132858-e1609264960194.jpg

Chrissy Teigen së fundmi ka lënë 'gojëhapur' mijëra fansa të saj.

Këtë e ka bërë përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, derisa u pa duke vallëzuar, shkruan Daily Mail.

E veshur me një balë bikini, asaj i theksoheshin tiparet e formësuara trupore, të cilat nuk heziton që t'i ekspozojë.

35-vjeçarja përndryshe është duke qëndruar në një anije luksoze në St.Bars, së bashku me bashkëshortin John Legend.

Këngëtari i njohur po feston ditëlindjen e 42-të, andaj Chrissy po shpenzon energjinë e saj për të bërë festën edhe më të mirë.

Ajo u shpjegoi 33.5 milion ndjekësve të saj se vallëzimi ishte enkas për festën e John. /Telegrafi/