Please enter at least 3 characters.

Chelsea nuk këndellet as në xhiron e dytë, ndalet nga Leicesteri në 'Stamford Bridge'

2019/08/GettyImages-1168785665.jpg
272:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 18: Onyinye Wilfred Ndidi of Leicester City scores his team's first goal during the Premier League match between Chelsea FC and Leicester City at Stamford Bridge on August 18, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea nuk ka arritur të këndellet as në xhiron e dytë të Ligës Premier, pasi është ndaluar në ‘Stamford Bridge’ nga Leicester City me rezultat 1-1.

Skuadrës londineze iu dashen vetëm shtatë minuta lojë që ta kalonte në epërsi, derisa golin e realizoi mesfushori i talentuar Mason Mount.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e The Blues, mirëpo në të dytë ‘Dhelprat’ ishin një tjetër skuadër.

Chelsea vs Leicester (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Leicesteri arriti ta barazonte rezultatin në 1-1 me anë të Wilfried Ndidit (67’), pas asistimit që mori nga James Maddison.

Maddiso dhe Jamie Vardy kishin raste të qind për qindta për gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Festa e Leicesterit në golin e shënuar ndaj Chelseat (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Chelsea nga ana tjetër rrezikoi me anë të Willianit që u inkuadrua në vend të Christian Pulisic, mirëpo goditi pjesën e jashtme të portës.

Skuadra londineze pas xhiros së dytë ka arritur ta grumbullojë vetëm një pikë, ndërsa në takimin tjetër do të udhëtojë te Norwichi. /Telegrafi/

https://twitter.com/STREQM1/status/1163114018141347842