Please enter at least 3 characters.

Chelsea nënshtron Watfordin dhe bën një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve

2019/05/Chelseawatford.jpg
290:"LONDON, ENGLAND - MAY 05: Gonzalo Higuain of Chelsea celebrates as as he scores his team's third goal Cesar Azpilicueta during the Premier League match between Chelsea FC and Watford FC at Stamford Bridge on May 05, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parafundit sezonale në Ligën Premier duke e mposhtur Watfordin në Stamford Bridge me rezultat 3-0.

Rrjetat heshtën në fraksionin e parë të lojës, mirëpo Blutë shënuan tri herë në pjesën e dytë.

Ruben Loftus-Cheek e zhbllokoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë pas asistimit nga Eden Hazard (48'). Menjëherë pas, David Luiz e dyfishoi epërsinë, ndërsa sërish asistues ishte mesfushori belg.

Momenti i golit të Ruben Loftus-Cheek (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Gola e tretë që e vulosi fitoren e shënoi në minutën e 75-të Gonzalo Higuain, i cili u asistua nga Pedro.

Me këtë fitore, Chelsea është ngritur në vend të tretë në tabelë me 71 pikë dhe e ka në dorë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, të cilën duhet ta arrijë në xhiron e fundit.

Watfordi e ka siguruar mbijetesën dhe nuk ka ndonjë objektiv, pasi ndodhet larg zonës evropiane.

Në javën e fundit të kampionatit anglez, Blutë janë mysafirë të Leicester Cityt, kurse Watfordi është nikoqir i West Ham Unitedit. /Telegrafi/

https://twitter.com/AllGoaals/status/1125041729818775553

https://www.dailymotion.com/video/x77h6lg