Please enter at least 3 characters.

Chelsea ndalet në shtëpi nga Southamptoni

2019/01/ChelseaSouth1-1.jpg
268:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 02: Alvaro Morata of Chelsea is tackled by Jan Bednarek of Southampton during the Premier League match between Chelsea FC and Southampton FC at Stamford Bridge on January 2, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea nuk ka arritur ta mposhtë Southamptonin në Stamford Bridge në ndeshjen që përfundoi pa gola (0-0).

Blutë e Londrës ishin dominues në këtë takim, duke krijuar raste të shumta shënimi. Megjithatë, mysafirët u mbajtën mirë dhe arritën që të rezistojnë.

Ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Southamptonit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Chelsea vazhdoi me sulmet dhe nuk lejoi ndonjë befasi, por as nuk realizoi golin e fitores.

Deri në fund nuk pati ndryshime në rezultatin 0-0 dhe Chelsea nuk gjeti dot fitoren.

Ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Southamptonit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Blutë kështu vazhdojnë negativisht luftën për kreun e tabelës me 44 pikë në vendin e katërt, tri më pak se Manchester City (në vend të tretë),  katër më pak se Tottenham Hotspur (në vendin e dytë) dhe 10 më pak se Liverpooli që mban vendin e parë në tabelën e Ligës Premier.

Skuadra e Maurizio Sarrit në xhiron tjetër takohet me Newcastle Unitedin.

Ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Southamptonit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Southamptoni po lufton për mbijetesë, pasi që ndodhet në zonën e rrezikut (në vend të 18-të) me 16 pikë të arkëtuara pas 21 xhirosh.

Në xhiron e ardhshme, skuadra e Ralph Hasenhuttl luan kundër Evertonit. /Telegrafi/