Please enter at least 3 characters.

Chelsea mposht Nottinghamin, kalon tutje në Kupën FA

2019/01/Chelsea-Nottingham.jpg
298:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 05: Alvaro Morata of Chelsea celebrates after scoring his team's second goal with his team mates during the FA Cup Third Round match between Chelsea and Nottingham Forest at Stamford Bridge on January 5, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka fituar ndaj Nottingham Forest me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA dhe kanë kaluar tutje pas kësaj fitoreje.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka kaluar në raundin e 1/16-tës në Kupën FA pas fitores së lehtë ndaj Nottinghamit.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominim të Bluve të Londrës, të cilët patën shumë raste shënimi, por pa arritur t'i konkretizojnë.

Rasti më i mirë në këta 45 minuta ishte penalltia e humbur nga Cesc Fabregas në minutën e 30-të, goditjen e të cilit e priti portieri kundërshtar.

Fabregas humbi penalltinë (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Chelsea hyri furishëm duke gjetur dy gola të shpejt dhe duke vulosur epilogun e fituesit.

Zhvillohej minuta e 49-të kur në skenë doli sulmuesi spanjolle, Alvaro Morata, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të talentit Callum Hudson-Odoi.

Morata ia siguroi fitoren Chelseat me dy gola të shënuara (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

18-vjeçari Hudson-Odoi ishte vendimtar edhe tek goli i dytë pasi harkoi për mrekulli në minutën e 59-të te Morata, i cili shënoi për 2-0.

Deri në fund të ndeshjet, klubi londinez arriti të menaxhojë mirë rezultatin dhe të krijoj edhe disa raste, por pa arritur të thellojë epërsinë dhe në fund u kënaq me fitoren 2-0, e cila e dërgon tutje në Kupën FA. /Telegrafi/

https://twitter.com/KlassyKovacic/status/1081585098204471297