Please enter at least 3 characters.

Chelsea fiton ndaj Derbyt, vazhdon në fazën tjetër të EFL Cup

2018/10/Cesc-Fabregas-1.jpg
322:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 31: Cesc Fabregas of Chelsea celebrates with teammates Davide Zappacosta and Gary Cahill after scoring his team's third goal during the Carabao Cup Fourth Round match between Chelsea and Derby County at Stamford Bridge on October 31, 2018 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka fituar ndaj Derby County me rezultat 3-2 në kuadër të 1/8 e finales të EFL Cup.

Blutë ishin më të mirë në këtë ndeshje duke kontrolluar lojën, posaçërisht me anë të posedimit të topit.

Në minutën e pestë Fikayo Tomori shënoi në portën e tij dhe kështu Chelsea kaloi në epërsi.

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Barazimi i rezultatin erdhi pas katër minutash me golin e Jack Marriott. Por, në minutën e 21-të Derby shënoi prapë në portën e tyre, këtë herë me anë të Richard Keogh.

Në 2-2 rezultatin e barazoi Martyn Waghorn (27'), ndërsa Cesc Fabregas (41') riktheu epërsinë e Bluve, që në fund ishte goli i fitores.

Festa e Cesc Fabregas që në fund doli të jetë festa e fitores (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë ishte më pak raste, ishte Gary Cahill (60') për vendasit, ndërsa Richard Keogh (85') dhe David Nuget (89') rrezikuan portën e Wilfredo Cabelleros.

Kundërshtari në fazën tjetër do të dihet pas shortit. /Telegrafi/