Please enter at least 3 characters.

Chelsea e pranon ofertën nga Shanghai, por braziliani Willian refuzon transferimin në kampionatin kinez

2019/06/GettyImages-1135832477.jpg
243:"KIEV, UKRAINE - MARCH 14: Willian of Chelsea looks on during the UEFA Europa League Round of 16 Second Leg match between Dynamo Kyiv and Chelsea at NSC Olimpiyskiy Stadium on March 14, 2019 in Kiev, Ukraine. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadra angleze Chelsea ka pranuar një ofertë prej 20 milionë funteve nga Shanghai Shenhua për anësorin brazilian Willian.

Nga ky transferim Chelsea mund t’i fitonte edhe 10 milionë funte të tjera në formë bonusesh.

Por pasi klubi ka pranuar ofertën e Shanghai Shenhua, ka qenë futbollisti brazilian Willian që ka refuzuar transferimin në Kinë.

Lojtari i është ofruar një kontratë tri vjeçare nga skuadra kineze ku do të fitonte 10.8 milionë euro në stinor.

Por Willian nuk ka preferuar transferimin në kampionatin kinez duke dëshiruar qëndrimin në Stamford Bridge.

Willian. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

30-vjeçari është futur në vitin e tij të fundit të kontratës dhe vazhdon të shpresojë se Chelsea do t’i ofrojë marrëveshje të re.

Gjithsesi refuzimi që braziliani i ka bërë klubit kinez e ka acaruar Chelsean që shpresonte të fitonte shumë nga largimi i tij.

Daily Star ka shkruar se braziliani kërkon qëndrimin në Chelsea, por nëse kjo nuk është e mundur synimi i tij është të mbetet pjesë e futbollit evropian. /Telegrafi/