Please enter at least 3 characters.

Chelsea do ta huazojë sërish Zappacostan, Genoa destinacion real

2020/09/DavideZapacosta-1-e1600361800528.jpg
234:"READING, ENGLAND - JULY 28: Davide Zappacosta of Chelsea controls the ball during the Pre-Season Friendly match between Reading and Chelsea at Madejski Stadium on July 28, 2019 in Reading, England. (Photo by Alex Burstow/Getty Images)
12:"Getty Images

Genoa ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Davide Zappacostan – bën të ditur faqja e Gianluca Di Marzio.

Mbrojtësi i djathtë në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Roma, ndërsa edhe në edicionin e ri do të luajë në Serie A.

Ai nuk është pjesë e planeve të Frank Lampard, prandaj vendosi ta largonte drejt kampionatit italian.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

28-vjeçari i është bashkuar Chelseat në vitin 2017 nga skuadra e Torinos.

Atalanta dhe Avellino janë klubet tjera në të cilat ka luajtur Zappacosta në të kaluarën. /Telegrafi/