Please enter at least 3 characters.

Chelsea, 85 milionë euro për Pogban

2016/01/chelsea-85-milion-euml-euro-p-euml-r-pogban_hd.jpg

E përditshmja angleze ‘Daily Star’ e ka bërë të ditur lajmin, duke shkruar se Jose Mourinho ua ka bërë të çartë krerëve të klubit që dëshira e tij e madhe është Paul Pogba, transmeton Telegrafi.

“The Blues” janë të gatshëm që t’i vënë në tavolinë Zonjës së Vjetër një ofertë prej 60 milionë funte, që i bie 85 milionë euro.

Blutë kanë një shifër të madhe në dorë për të blerë lojtarë, ndërsa flitet që 40 milionë funte do të shkojnë për mbrojtësin e Evertonin, John Stones. /Telegrafi/