Chelsea 4-1 Cardiff: Notat e lojtarëve, shkëlqen Hazard
15/09/2018
Chelsea ka fituar thellë në shtëpi me rezultat 4-1 ndaj Cardiff Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.
Skuadra e Maurizio Sarrit nuk ka të ndalur në këtë fillim sezoni pasi ka fituar edhe ndeshjen e pestë radhazi në kampionat.
Golat në këtë ndeshje për londinezët u shënuan nga Eden Hazard (37', 44', 80') dhe Willian (83'), ndërsa për mysafirët shënoi Sol Bamba (16').
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli belg Hazard, i cili pas het-trikut të shënuar u vlerësua me notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshje shkoi për mbrojtësin mysafirë Joe Bennett, i cili u notua me 5.7. /Telelgrafi/Chelsea:


