Please enter at least 3 characters.

Çfarë rikthimi, çfarë Barcelone e jashtëzakonshme - katalunasit në epërsi në El Clasico

Tjetër çmenduri në El Clasico, kësaj radhe nga Barcelona.

Katalunasit kanë përmbysur në mënyrë spektakolare Real Madridin, duke shënuar dy gola për epërsinë 3-2.

Fillimisht Lamine Yamal barazoi shifrat në 2-2 me një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 32-të pas asistimit nga Ferran Torres.

Vetëm dy minuta më vonë në skenë doli Raphinha, kur u shërbye bukur nga Pedri dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 3-2. /Telegrafi/