Please enter at least 3 characters.

Çfarë mikpritjeje! Federata Angleze e Futbollit reagon për ndeshjen ndaj Kosovës

2019/11/GettyImages-1188236136.jpg
237:"PRISTINA, KOSOVO - NOVEMBER 17: The teams line up for the anthems during the UEFA Euro 2020 Qualifier between Kosovo and England at the Pristina City Stadium on November 17, 2019 in Pristina, Kosovo. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kosova ka pritur Kombëtaren angleze në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2020.

Humbja në këtë takim me rezultat 0-4 ka qenë në plan të dytë, pasi ajo që bëri bujë të madhe në gjithë botën ishte mikpritja që kosovarët i bënë tifozëve anglez dhe lojtarëve të tyre.

Tifozët anglez u pritën dhe u respektuan dy ditë para ndeshjes në rrugët e Prishtinës, ndërsa pritje spektakolare ishte organizuar edhe për ekipin kombëtar në stadiumin 'Fadil Vokrri', ku nuk munguan koreografi, pankarta e duartrokitje për ta.

Kosova - Anglia. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Anglezët kanë mbetur të mahnitur me mikpritjen që i është bërë në Kosovë, derisa pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Anglisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Twitter, anglezët kanë falënderuar Kosovën për mikpritje.

“Çfarë mikpritjeje! Faleminderit Kosovë”, ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Anglisë. /Telegrafi/