Please enter at least 3 characters.

Çfarë ka thënë Sami Ukshini në hetuesi!? (Video)

2016/01/ccedil-far-euml-ka-th-euml-n-euml-sami-ukshini-n-euml-hetuesi-video_hd.jpg

Pa shpjeguar kur dhe si, ai në deklaratën e tij ka thënë se dëshironin të kenë një ministër në Qeverinë e ardhshme, që do t’i mbronte interesat e tyre. Njeriun të cilin e theksoi se ka qenë i angazhuar ta sigurojë, ka qenë i punësuari në Agjencinë e inteligjencës me inicialet SH.M. (Shenasi Mehmeti), identitetin e të cilit pastaj e publikuan mediat vendore dhe të rajonit.

LEXO PO ASHTU:Ja kush e tradhtoi grupin e Kumanovës! (Video)

Gjatë dhënies së deklaratës, burimet jozyrtare thonë se Sokoli ka përdorur fjalë të shëmtuara ndaj liderëve politikë shqiptarë në Maqedoni. Por, urrejtje më të madhe ka shprehur ndaj kryetarit të komunës së Likovës dhe nënkryetar i BDI-së, Sadullah Durakut.

Në dëshminë e tij thuhet se Sokoli ka thënë se ai personalisht ka qenë dëshmitar i një regjistrimi të një bisede telefonike që e kanë bërë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj me zyrtarin e Agjencisë së Inteligjencës SH.M. dhe personin i cili është prezantuar si këshilltar i sigurisë së Presidentit.

Derisa në opinion arrijnë informacione për takime mes zyrtarëve të Agjencisë së Inteligjencës dhe anëtarëve të grupit të Kumanovës, akoma nuk ka qëndrim zyrtar nga ky institucion.

Derisa nuk ka përgjigje për dilemat e shumta për ngjarjet rreth Kumanovës, në mediat e afërta me Qeverinë, filluan të shfaqen dhe tekste që i ngjajnë njoftimeve të Agjencisë së Inteligjencës. Më saktë lëshohen informacione se një kryeredaktor në një televizion qëllimisht punon kundër Agjencisë së inteligjencës së Maqedonisë, duke njoftuar detajet e ngjarjeve para dhe pas rastit të “Kumanovës”.