Please enter at least 3 characters.

Çfarë është ky objekt misterioz, që është shfaqur në qiellin e kaltër? (Foto)

2016/06/Objekti-1.jpg

I ka të gjitha ngjashmëritë, dhe duket sikur  të jetë Hëna. Por, ky gjysmërreth me cepa të theksuara, po që se shikohet me hollësi mund të shihet se është vetëm një re e thjeshtë.

Personi i panjohur që e ka bërë fotografinë në momentin e duhur, ka thënë se edhe vet është habitur me atë që ka parë, transmeton Telegrafi.

“Mendova se çfarë po kërkon hëna në mes të ditës, e pastaj e pashë se është re”, ka shkruar ai poshtë fotos së postuar në Imgur.

Mirëpo, shikuesit tjerë janë bërë kreativ duke dhënë komentet të ndryshme.

“A nuk e shihni që është një anije fluturuese”, “Qenka një re, që është zgjuar në trupin e Hënës”, si dhe “Kjo është një banane në qiell”, janë disa komente komike lidhur më këtë pamje. /Telegrafi/