Please enter at least 3 characters.

Çfarë dihet për urën Francis Scott Key në Baltimore, e cila u shemb pjesërisht pas përplasjes së një anije mallrash

2024/03/ura-baltimore.jpg
348:"A tuck crosses Francis Scott Key Bridge October 14, 2021, in Baltimore, Maryland. - Closed factories, clogged ports, no truck drivers -- up and down the global supply chain there are problems, raising concerns that it could disrupt the global economic recovery. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo by BRENDAN SMIALOWSKI/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Një anije për transportim mallrash është përplasur sot në mëngjes me një urë të famshme në Baltimore, e cila si pasojë e përplasjes u shemb pjesërisht.

Por çfarë dihet për urën Francis Scott Key, e cila shtrihet mbi lumin Patapsco në portin e Baltimorit, transmeton Telegrafi.

Kjo urë u hap për përdorim në vitin 1977 dhe mori emrin nga autori i “The Star-Spangled Banner”, thuhet në ueb-faqen e autoritetit të transportit në Maryland.

Ajo është 2.6 kilometra, kurse Francis Scott Key besohet të jetë ulur në afërsi të urës dhe ishte dëshmitar i bombardimit të Fort McHenry në vitin 1814, duke e inspiruar të shkruaj tekstin e himnit kombëtar amerikan.

Porti i Baltimorit transporton mbi 52 milionë tonelata mallra ndërkombëtare, që kapin vlerën e mbi 80 miliardë dollarë në vit – i nënti më i madhi në portet amerikane.

Mbi urën që u shemb pjesërisht kalojnë 11.5 milionë vetura në vit, për faktin se është pjesë e një autostrade që lidhë Baltimorin me pjesët e tjera. /Telegrafi/