Please enter at least 3 characters.

Çertifikatë për akreditim për Sektorin për krim-teknikë pranë MPB-së

2016/01/sulmet-terroriste-mpb-maqedonia-e-sigurt-euml_hd.jpg

Instituti për akreditim të Republikës së Maqedonisë sot ndau çertifikatë për akreditim Sektorit për hulumtime kriminatiko-teknike dhe ekspertizë pranë MPB-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky akreditim do të thotë se rezultatet të cilat merren nga laboratoret pranë Sektorit për hulumtime kriminalistike-teknike dhe ekspertiza do të njihen ndërkombëtarisht, përkatësisht do të mund të ndërmerren edhe para gjykatave ndërkombëtare penale-juridike.

Realizimi i këtij procesi për laboratorët forenzike dhe MPB janë të një rëndësie të madhe. Me marrjen e çertifikatës për akreditim konfirmohen kompetencat e ekspertëve dhe standarizimi i metodave për analizë dhe ekspertizë të materialit dëshmues', tha Çavkov.

Në ndarjen morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, drejtori i Zyrës për siguri publike, Gorançe Savovski dhe drejtori i Institutit për akreditime, Tërpe Ristovski. /Telegrafi/