Please enter at least 3 characters.

Çeku: Vazhdojnë punimet në kullën e Ministerit në Pejë

2023/06/355693290_752562379998459_7393233388927692857_n.jpg

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar të premten se janë duke vazhduar punimet në kullën e Ministerit në Pejë.

Sipas tij, këto punime po vazhdojnë “me intensitet të lartë”.

“Edhe një monument i rëndësisë së veçantë po merr formë duke shpëtuar nga degradimi”, ka shkruar ai në Facebook.

Kulla e Ministerit e ndërtuar në vitin 1933, paraqet një ekzemplar unik të kullave të kësaj treve. Kulla e Ministerit fillimisht u takonte Bejlerëve, ndërsa më vonë kaloi në pronësinë e Aleksandër Markoviçit, i cili në atë kohë ishte Ministër dhe e udhëhiqte administratën e dhunshme shtetërore.

Posti si personifikim i ministrit të asaj kohe mendohet t’ia ketë dhënë emrin identifikues me të cilin njihet si “Kulla e Ministerit"./Telegrafi/