Please enter at least 3 characters.

Çeku: Më shumë gra në vendimmarrje për një Prishtinë më të drejtë e më të zhvilluar

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Hajrulla Çeku, zhvilloi një takim me gratë e kryeqytetit, ku u diskutuan shqetësimet dhe sfidat e tyre, si dhe u prezantuan propozimet konkrete për mbështetje.

Çeku theksoi se platforma e tij synon rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, në tregun e punës dhe në sipërmarrje, duke i bërë ato jo vetëm shtylla të familjes, por edhe të ekonomisë dhe politikës.

“Bashkë, për Prishtinën tonë” u shpreh Çeku.