Çeku alarmon rreth iniciativës serbe për marrëveshjen e Kumanovës
30/11/2008
Ish-nënshkruesi i kësaj marrëveshje, Agim Çeku, ka deklaruar se Serbia po bën përpjekje ta imponojë agjendën e saj edhe te NATO, pas ofensivave të saj në BE dhe OKB.
Duke folur për zhvillimet e fundit politike, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku, ka thënë se 6-pikëshi assesi nuk është fundi i Kosovës, por gjithsesi duhet të jetë fundi i një politike iluzore dhe fundi i një politike pasive.
Duke kritikuar qeverinë, ai ka thënë se tash duhet të jetë fundi i një politike të papërgjegjshme dhe i një politike pa vizion. /ktv/


