Please enter at least 3 characters.

Carvalho pensionohet nga përfaqësuesja

2016/01/f.0831224708234_m.jpg

33-vjeçari u largua nga fusha stërvitore të mërkurën, pasi kishte kuptuar se nuk do të ishte startues në ndeshjen e të premtes ndaj Qipros, ashtu që vendosi të mos udhëtonte drejt Nicosias, dhe i ka dhënë fund qëndrimit në kombëtare, sepse mendon se meriton trajtim më të mirë.

“Ndjehem në formë të shkëlqyer, fizikisht dhe mendërisht, ashtu siç edhe kanë treguar performancat e mia për klubin dhe ekipin kombëtar”.

“Nëse ata më bëjnë të ndjehem sikur barrë dhe nuk ma thonë, e vetmja mundësi është që të largohem”.

“Nuk e kam planifikuar ta përfundoj karrierën me kombëtaren në këtë mënyrë, por e bëj këtë me bindje të plotë se gjithmonë e kam nderuar vendin tim”, ka deklaruar mbrojtësi i Realit.

Carvalho ka debutuar për Portugalinë në vitin 2003 në një ndeshje kundër Shqipërisë, ndërsa gjatë karrierës ka bërë 74 paraqitje dhe ka shënuar katër gola. /Telegrafi/