")
Please enter at least 3 characters.

Carvajal: Asensio është e tashmja

2017/08/1484769997_620497_1484770089_noticia_normal.jpg

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Valencias.

Spanjolli ka thënë se barazimi erdhi nga intensiteti i madh që kishin Los Blancos në muajin e fundit.

“Jemi në fillim të sezonit dhe po paguajmë intensitetin e madh që kishim në muajin e fundit”.

“Valencia është një kundërshtar i madh, kemi pasur shumë mundësi për të shënuar por ata ishin të mirë në konkretizim”.

“Asensio? Nuk ka dyshim, ai është e tashmja dhe jo vetëm e ardhmja. Mëkat që kemi humbur dy pikë”, ka thënë Carvajal. /Telegrafi/