Please enter at least 3 characters.

Carles Perez, të mërkurën për ekzaminimet mjekësore te Roma?

2020/01/CarlesPerezBArca-1-e1580232862955.jpg
295:"MILAN, ITALY - DECEMBER 10: Carles Perez of FC Barcelona celebrates after scoring the opening goal during the UEFA Champions League group F match between FC Internazionale and FC Barcelona at Giuseppe Meazza Stadium on December 10, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Anësori i Barcelonës, Carles Perez, thuhet se mund të udhëtojë të mërkurën drejt Italisë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Roma.

Pasi kishin ngecur bisedimet fillestare ndërmjet Blaugranëve dhe Giallorossëve, Alfredo Pedulla njofton se klubi spanjoll tash është i gatshëm që ta lejojë largimin e lojtarit për 15 milionë euro.

Mediat spanjolle, në veçanti Mundo Deportivo, raportojnë se Barca do ta lejojë udhëtimin e 21-vjeçarit drejt Romës, ndërsa gazetari i SportItalia pohon se që nesër mund t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.

Carles Perez (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Kontrata me klubin e ri do ta lidhë Perezin me Giallorossët deri në vitin 2024, ndërsa katalunasit do ta kenë një përqindje të caktuar në rast të shitjes në të ardhmen.

Lojtari spanjoll do t’i mbushë 22 vjet në muajin e ardhshëm dhe konsiderohet si zëvendësues i përsosur i Nicolo Zaniolos, i cili nuk do të luajë më këtë sezon për shkak të lëndimit të ligamentit kryesor të gjurit. /Telegrafi/