Please enter at least 3 characters.

Cardi B i bën vajzës dhuratë në vlerë prej 80 mijë dollarësh

2019/05/GettyImages-1142334623-e1559057564125.jpg
219:"LOS ANGELES, CA - MAY 09: Cardi B performs onstage as Fashion Nova Presents: Party With Cardi at Hollywood Palladium on May 9, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Randy Shropshire/Getty Images for Fashion Nova)
29:"Getty Images for Fashion Nova

Reperja e famshme amerikane, Cardi B, në korrik të vitit të kaluar u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur Kulture, nga lidhja e saj me Offset.

Fituesja e 'Grammy' së fundmi ka shpenzuar 80 mijë dollarë për një bizhuteri diamant për vajzën e saj. Ajo ka publikuar një video të shkurtër të Kulture, në InstaStory, duke zbuluar dhuratën që ia ka bërë.

"Sapo shpenzova një çantë në vajzën time, ju e dini se do të jetë e përkëdhelur nga unë", ka shkruar 26-vjeçarja në postimin që e ka fshirë më vonë.

Kulture, vajza e Cardi B (Foto: Cardi B/Instagram)

Rep-artistja njihet për paraqitjet e saj atraktive dhe ekstravagante nëpër shfaqje të ndryshme. Ajo javë më parë kishte anuluar disa koncerte për shkak të ndërhyrjeve kirurgjike që bëri në gjoks dhe të pasme.

Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” është shprehur se dhimbja për të zmadhuar të pasmet ishte e ngjashme me atë të lindjes. /Telegrafi/