Please enter at least 3 characters.

Capital T sot publikon albumin ‘live’ në Instagram

2020/06/truekapo_100984303_1168125543522124_5486481695785511351_n-e1592144282668.jpg

Rep-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka kohë që ka paralajmëruar publikimin e albumit të tij të radhës.

“Skulpturë” titullohet projekti të cilin ai do ta prezantojë në mënyrë të drejtpërdrejt me të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ka theksuar se në orën 19:00 të ditës së sotme (e diel), fansat do të kenë mundësinë të shohin punën e tij.

“Jemi duke shkuar Live. I prezantojmë disa prej mysafirëve në album. E prezantoj kopertinën dhe i lëshojmë disa këngë nga albumi 'Skulpturë' për herë të parë, ekskluzivisht për juve”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Reperi kohë ma parë kishte njoftuar se albumi i tij do të lansohet në fund të muajit qershor, kështu edhe po mbetet.

Ndërkaq, “Flawless” titullohet projekti i tij i fundit, i cili u pëlqye shumë nga fansat menjëherë pas publikimit. /Telegrafi/