Please enter at least 3 characters.

Capello: Ronaldo (origjinali) ishte më i miri

2016/01/capello-ronaldo-origjinali-ishte-m-euml-i-miri_hd.jpg

Menaxheri aktual i Rusisë ka punuar me figura legjendare si Alessandro Del Piero, Raul, Marco van Basten, Francesco Totti dhe Ronaldo gjatë karrierës së tij dhe mendon se braziliani ishte më i miri prej të gjithëve.

“Teknikisht më i miri? Absolutisht, Ronaldo – dhe jo Cristiano”, ka thënë Capello gjatë një seance pyetje përgjigje, përmes llogarisë zyrtare të UEFA-së në Twitter.

“[Marco] Van Basten ishte shumë i mirë, por mendoj se kur Ronaldo ishte në formë, ai ishte më i miri”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/