Please enter at least 3 characters.

Capello: Ronaldo organizonte ‘party’ dhe sillte alkool në zhveshtoret e Real Madridit

2020/05/ronaldo-capello.jpg

Fabio Capello ka zbuluar 'partyt e organizuara' të fenomenit Ronaldos dhe se braziliani  solli alkool në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, por e konsideron atë si talentin më të madh që e ka trajnuar gjatë karrierës.

Ronaldo punoi vetëm gjysmën e sezonit 2006-07 me Capellon në Madrid pasi ai më pas u shit te Milani në janar, dhe trajneri legjendar reflektoi në kohën e tij të kaluar me ish-sulmuesin e Interit dhe Barcelonës.

“Talenti më i madh që kam trajnuar ishte Ronaldo”, ka thënë fillimisht Capello për Sky Sport Italia.

“Por, në të njëjtën kohë, ai më shkaktoi problemet më të mëdha brenda dhomës së zhveshjes”.

“Ai më parë organizonte party. Ruud van Nistelrooy dikur më tha, 'shef, mund të nuhasësh alkool në dhomat e zhveshjes këtu'”.

“Pastaj, kur ai shkoi te Milani, filluam të fitonim".

"Por për sa i përket talentit, ai ishte më i madhi pa dyshim”.

“Sot kemi një marrëdhënie të mirë. Ne bisedojmë me mirësjellje dhe me kënaqësi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/