Please enter at least 3 characters.

Calvin Harris ‘ndez’ skenën e festivalit “Sunny Hill”, performon para mijëra fansave në Prishtinë

2019/08/calvinharris_66028430_184545319223860_4270932444058279365_n-e1564991875447.jpg

DJ i famshëm botëror, Calvin Harris, mbrëmë (e diel), është ngjitur në skenën e festivalit ndërkombëtar të muzikës "Sunny Hill".

Ai ka interpretuar disa nga këngët më të famshme të tij, ndërsa ka ndezur atmosferën me performancën e mahnitshme që dhuroi para mijëra fansave.

I njëjti po ashtu ka performuar edhe hitin "One Kiss" me Dua Lipën, ku kjo e fundit mahniti të gjithë me paraqitjen e saj.

Një video nga atmosfera e mbrëmshme e ka ndarë edhe vet Calvin në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ndërkohë, kjo është hera e parë që DJ vjen në Kosovë, ku në vitin tjetër edhe DJ amerikan Diplo e ka konfirmuar ardhjen në vendin tonë.

Ndryshe, ky është edicioni i dytë i "Sunny Hill", i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/