Please enter at least 3 characters.

"Call of Duty" do të marrë modulin e ri falas "Black Ops Royale"

Video-loja "Call of Duty" do të marrë një modul të ri “Battle Royale”, i cili do të vjenfalas më 13 mars.

"Black Ops Royale" nderon "Blackout", përpjekjen e parë të serisë për të hyrë në botën e luftërave me video-lojën "CoD: Black Ops 4".

Në ndeshje do të marrin pjesë 100 lojtarë në ekipe prej katër personash. Moduli zhvillohet në hartën gjigante Avalon, por nuk do të ketë karakteristikat e njohura të Warzone si pajisjet ose stacionet për blerje.

Në vend të kësaj, gjithçka përqendrohet te mbledhja e armëve nga video-loja e fundit "Black Ops 7" dhe përmirësimi i tyre.

Sipas njoftimit të ekipit, do të ketë edhe karakteristika të tjera të njohura nga ditët e "Blackout", si trajtimi i armëve dhe rënia e plumbave, të cilat janë ridizajnuar për lojtarët e "Warzone".

Gjithashtu, lojtarët do të kenë mundësi të personalizojnë më tej stilin e tyre të video-lojës përmes sistemit të hapur të perkave, që është edhe një referencë tjetër në mekanikën origjinale të Call of Duty BR. /Telegrafi/