Please enter at least 3 characters.

Calhanoglu ka thyer një gisht të këmbës gjatë ndeshjes me Cagliarin

2018/06/Calhanoglu.jpg
119:"during the serie A match between Bologna FC and AC Milan at Stadio Renato Dall'Ara on April 29, 2018 in Bologna, Italy.
28:"Mario Carlini / Iguana Press

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia shkruajnë se Hakan Calhanoglu ka thyer një gisht të këmbës gjatë barazimit 1-1 të Milanit me Cagliari.

Turku u ndërrua në pjesën e dytë nga transferimi i ri i klubit, Samu Castillejo.

Sipas Sky Sport Italia, zëvendësimi i tij nuk ishte thjesht një vendim taktik, apo i diktuar nga lodhja, por lojtari  ka marr një dënim.

Milani para se të fillojë ndeshja (Foto: AC Milan)

Mësohet se Calhanoglu ka thyer një gisht, që do të thotë se do t’i duhet kohë që të rikuperohet.

Ai pritet ta humb ndeshjen hapëse të Ligës së Evropës ndaj Dudelange.

Calhanoglu pritet të mungojë më së shumti dy javë nëse gjithçka shkon mirë.

Milani nuk e ka nisur mirë sezonin pasi ka katër pikë , pas tri ndeshjeve, duke e shijuar çdo rezultat. /Telegrafi/