Please enter at least 3 characters.

Caldara mungon dy muaj, Gattuso tregon për problemet me lëndime

2018/10/MattiaCaldaraMilan.jpg
222:"FLORENCE, ITALY - SEPTEMBER 05: Mattia Caldara of Italy looks on prior to the Italy training session at Centro Tecnico Federale di Coverciano on September 5, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Mattia Caldara nuk do të luajë për Milanin në dy muajt e ardhshëm.

Rossonerët e mposhtën Sampdorian me rezultat 3-2, mirëpo krahas fitores, trajneri pati edhe lajme të këqija.

"Do ta humbim Caldaran për dy muaj. Ai ka pasur një problem me ligamentin medial, është një sezon i mallkuar për të, shumë zhgënjyes për lojtarin", ka thënë Gattuso për Sky Sport Italia.

Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

Qendërmbrojtësi i Rossonerëve pritej të kthehej nga një tjetër lëndim, mirëpo u detyrua t'i braktiste stërvitjet për lëndimin e ri.

Problemet e Milanit nuk përfundojnë me kaq, pasi edhe Giacomo Bonaventura e Hakan Calhanoglu kanë probleme me dëmtime.

“Jack Bonaventura po i shtrëngon dhëmbët, sepse ka një ndezje në gju dhe dje (e shtunë) nuk ka mundur të stërvitet. Tash duhet ta vlerësojmë Hakan Calhanoglun, i cili po mundohet shumë".

Probleme me lëndim edhe për Giacomo Bonaventuran (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Është një periudhë e keqe, duhet t'i shfrytëzojmë lojtarët që janë në formën më të mirë", ka deklaruar Gattuso.

Edhe Davide Calabria u nxor nga fusha në ndeshjen ndaj Sampdorias për shkak të lëndimit të nyjës. /Telegrafi/