Cagliari gjen formulën për transferimin e Godin
317:"GELSENKIRCHEN, GERMANY - AUGUST 04: Diego Godin of Inter Milan looks on during a training session at Arena AufSchalke on August 04, 2020 in Gelsenkirchen, Germany. FC Internazionale will face Getafe CF during their UEFA Europa League round of 16 single-leg match on August 5, 2020. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
(Foto: Martin Meissner/Pool via Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
13/09/2020
Diego Godin me shumë mundësi do të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni, ndërsa Cagliari ka gjetur një zgjidhje për transferimin e mbrojtësit veteran në Sardinia.FCInterNews raporton se Nerazzurrët janë të gatshëm të sigurojnë tre muajt e parë të pagës së 34-vjeçarit.
Ndërkaq, sipas njoftimit, Cagliari ka arritur marrëveshje me futbollistin që ta paguaj 2.5 milionë euro në vit plus bonuset, në tri sezonet e ardhshme.
Në këtë mënyrë, Interi do të lirohej nga paga e uruguaianit dhe do t’ia ofronte mundësinë skuadrës tjetër që të merrte në radhët e veta një futbollist me përvojë.
Godin u transferua në Giuseppe Meazza në verën e kaluar nga Atletico Madridi. /Telegrafi/


