Cadillac zbulon konceptin V-One me 830 kuaj fuqi
Cadillac ka prezantuar V-One Concept, një supermakinë hibride të frymëzuar nga prototipi i garave V-Series.R.
Modeli zhvillon 830 kuaj fuqi dhe përdor disa teknologji dhe komponentë të marrë nga makina e garave, përfshirë pezullimin, transmisionin dhe sistemet elektronike.
V-One është zhvilluar nga Cadillac Design, Cadillac Racing dhe Dallara, ndërsa dizajni dhe aerodinamika janë të frymëzuara drejtpërdrejt nga bota e garave.
Brenda, makina ka një timon të stilit të garave me ekran dixhital, i cili mund t'i ofrojë shoferit të dhëna dhe këshilla gjatë drejtimit.
Cadillac synon që V-One të ofrojë performancë të ngjashme me një makinë garash, por të jetë më e lehtë për t'u përdorur.
Për momentin, V-One mbetet një koncept, ndërsa Cadillac duket se po vlerëson interesin e klientëve për një makinë të tillë.
Modeli është prezantuar gjatë Monterey Car Week, ku pritet të marrë reagime nga blerësit potencialë.


