Please enter at least 3 characters.

Bytyqi takon rektorët e universiteteve publike, flasin për numrin e ri të studentëve

2019/07/65730883_909236012743296_5540722680463884288_o.jpg

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për numrin e studentëve të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik.

Postimi i plotë:Prita sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët bisedova për kërkesat e universiteteve lidhur me numrin e studentëve, të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik.Theksova se është në proces shqyrtimi i kërkesave zyrtare nga universitetet për caktimin e numrit të studentëve, për çka së shpejti do ta kenë përgjigjen në këto kërkesa.Gjithashtu, theksova se miratimin e kërkesave të universiteteve publike për numrin e studentëve, MAShT e bën duke u bazuar në vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, respektivisht Agjencisë së Kosovës për Akreditim. /Telegrafi/